Kryefjala Logo

Ministrja Balluku në foltoren e Parlamentit: “Portet dhe aeroportet e reja do të jenë gati këto 4 vite’

16 Shtator, 2021 | 2:19 pm

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në fjalën e saj në foltoren e Parlamentit dha informacione lidhur me ndërtimin e portev dhe aeroporte . Ajo theksoj se sëshpejti do të realizohet dhe aeroporti i Sarandës ku aktualisht gara është e hapur.

Balluku u shpreh se synimet e qeverisë janë ndërtimi i një zone ekonomike në triportin e Vlorës, teka rikujtojë se në paketat mbështetëse të këtyre zonave do të jetë dhe ndërtimi i sistemi hekurudhuor.

 

“Porti i ri i Durrësit do të dorëzohet brenda këtij mandati. Porti i Vlorës është një port i cili ndryshon destinacionin për tu lidhur edhe me vazhdimin e Lungomares dhe kthehet në një port jahtesh. Një nga synimet e triportit është edhe ndërtimi i një zone ekonomike përtej portit. Duhet të thenë që këto vepra do të shoqërohen me një paketë mbështetëse me rrugët që do të ndërtohen në atë zonë , por sigurisht ne kemi parashikuar të kemi mbështetje edhe lëvizjes hekurudhore.  Brenda muajit nëntor të ndërtojmë kantierin në aroportin e Vlorës. Po përmbushen hap pas hapi të gjitha paketat të cilat duhet të jenë të gatshme para nisjes së kantierit. 3.2 kilometra piste ku një nga bizneset do të jetë edhe mirëmbajtja e avionëve të cilën deri tani nuk e kemi pasur.

 

Kemi hapur garën për kantierin e Sarandës. Aeroporti i Sarandës pas studimmit që kemi bërë na rezulton se do të përpunojë kapacitete të rëndësishme,  ku duke filluar nga prili deri në nëntor. Do i duhet 24 muaj për ndërtim.  Ky aeroport do të dorëzohet në pranverën e vitit 2025”

Të ngjashme