Lajme
Merret vendim të vaksinohet dhe grupmosha mbi 2 vjeç, ja se cila vaksinë do të injektohet tek fëmijët!
19 Shtator, 2021 | 10:06 am
Ndërkohë që e gjithë elita e mjeksisë po kryen studime dhe debaton nëse a duhet të injektohet vaksina kundër covid-19 tek grupmoshat e fëmijëve, Kuba bëhet vendi i parë në botë që po vaksionon fëmijët mbi 2 vjeç.
Gjithashtu ishullorët, ishin vendi i parë që prodhuan një vaksinë kundër sars-cov-2, duke numëruar aktualisht 3 vaksina. Shumë prindër së bashku me fëmijët e tyre kanë mbushur qëndrat e vaksinimit për të marrë injeksionin e parë të vaksinës Soberana ose Sovran.
Varianti Delta ka rritur në mënyrë të frikshme infektimet e fëmijëve në Kubë, ku shumë prej tyre kanë shfaqur simptoma të rënda deri në kritike për jetën. Ministria e Shëndetësië ka publikuar vetëm 10 vdekje nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë. Qeveria kubane pretendon që deri në fund të shtatorit të imunizojë 90% të ishullit me 11.2 milion banorë, duke I dhënë fund epidemisë.