Kryefjala Logo

Merret peng dhe dhunohet 25- vjeçari në Fier, policia arreston 2 persona dhe shpall 1 në kërkim

8 Shtator, 2021 | 11:44 am

Një pengmarrje prej dy orësh e një 25- vjeçari ka ndodhur sot në qytetin e Fierit. I riu është dhunuar nga B.A 40 vjeç, A.B 54 vjeç dhe E.A 42 vjeç. Këto dy të fundit janë arrestuar teksa B.A është shpallur në kërkim. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive të dobta.

Njoftimi i Policisë Fier:

I hoqën për dy orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 25- vjeçarit, kapen dhe vihen në pranga dy prej autorëve, shpallet në kërkim autori i tretë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasve E. A., 42 vjeç dhe A. B., 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin B. A., 40 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth dy orë shtetasit A. R., 25 vjeç, banues në Fier.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve dhe po punojnë për kapjen e autorit të tretë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim.

Të ngjashme