Kryefjala Logo

Mediat greke hedhin dyshime për bashkëshortin e 20 vjeçares. Si ka mundësi që…

17 Maj, 2021 | 4:49 pm

Një lajm i mirë është dhënë sot nga Policia greke, e cila është një hap më pranë kapjes së autorëve që i morën jetën 20-vjeçares Carolina Crouch.

Arrestimi i një gjeorgjani që mendohet se është anëtar i grupit, mund të hedhë më shumë dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur të martën në mbrëmje në Glyka Nera, e cila ka tronditur opinionin publik në vendin fqinjë. Por ka ende shumë pikëpyetje!

Mediat greke kanë bërë një listë të fakteve dhe të dhënave që nuk përputhen, ose nuk bëjnë kuptim? Përshëmbull; Pse i morën jetën pikërisht 20-vjeçares? Siç raportojnë shkencëtarët e forenzikës mjekësore në “Vima”, nëse autorët do t’i mbyllnin hundën dhe gojën për rreth një minutë, ajo do të humbte ndjenjat.

Ky është një truk që përdoret shpesh në arte marciale. Gjendja e të fiktit të 20-vjeçares do të lehtësonte punën e tyre pasi padyshim ajo nuk kishte mundësi të bërtiste ose reagonte. Pse ia mbajtën frymën për 3-5 minuta? Një pyetje e tjetër e ngritur nga Policia është se, përse grabitësit gjatë arratisjes nga banesa nuk përdorën asnjë derë ballkoni ose daljen kryesore? Nga dinamika e krijuar nga vendi i ngjarjes u mësua se ata kishin dalë nga dritarja e bodrumit, pasi ishte zhvendosur grila.

Po ashtu nuk dihet se përse grabitësit nuk ndërprenë rrymën elektrike ose linjat telefonike në shtëpi, siç bëjnë zakonisht në shumë raste? Madje pilotit ia lanë telefonin celular pranë me të cilin edhe njoftoi Policinë, por me rreth një orë vonesë.

Të ngjashme