Kryefjala Logo

Mediaset deklaron: Aeroporti i Tiranës flet italisht

16 Gusht, 2023 | 9:31 pm

“Aeroporti i Tiranës flet italisht. Asnjëherë më parë nuk kanë qenë kaq të shumtë turistët që mbërrijnë nga Italia për të kaluar pushimet duke u larguar nga çmimet e shtrenjta të shtëpisë sonë”. Kështu e nis kronikën televizioni Canale 5. Gazetari flet për një bum turistik në Shqipëri duke krahasuar Italinë me vendin tonë. Theksi vihet tek çmimet e ulta.

“Avioni, shtëpia dhe makina vetëm 150 euro. Bregdeti i Durrësit ka një linjë të gjatë plazhi ku një çadër jepet me një çmim të leverdisshëm.”

“5 euro një çadër dhe 2 shezlonge”

“Pra këtu 5 euro një çadër dhe 2 shezlonge!”

Çmimet në plazh në krahasim me Italinë janë shumë më të ulëta, madje edhe ushqimet e restoranteve, ku prodhimet e detit joshin turistët por pa ju boshatisur portofolin, thotë gazetari.

“Në dy vitet e fundit numri i turistëve italianë në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Në vitin 2022 ishin mbi 70 përqind më shumë se sa në vitin 2021.”

“Fillova të sjellë edhe familjen dhe miqtë e mi, tani ata po vijnë vetë edhe pa mua.”

Pak kilometra larg Durrësit është Kavaja, që ka një plazh me rërë të bardhë. Edhe këtu janë shtuar shumë turistët italianë në dy vitet e fundit

“E vlerësoj shumë vendin këtu. Me shumë mundësi do të kthehem edhe vitin tjetër.”

Disa media të njohura italianë kanë bërë reportazhe për bumin turistik në Shqipëri. 500 mijë shtetas italianë kanë ardhur për pushime në këtë sezon veror në vendin tonë.

Burimi: Klan News

Të ngjashme