Kryefjala Logo

Mbytet peshkarexha në Karaburun, ndodheshin 3 anëtar të ekuipazhit

29 Shtator, 2021 | 10:51 am

Një peshkarexhë shqiptare është mbytur në mëngjesin e sotëm në Karaburun. Fatmirësisht 3 anëtarët e ekuipazhit të “Sirena Blu” kanë shpëtuar duke u hedhur në ujë e duke iu larguar anijes.

Në orën 7 të mëngjesit kapiteni ka dhënë alarmin “SOS” duke bërë që policia kufitare në Dhërmi të niset për kërkim-shpëtim. Anëtarët e peshkarexhës janë shpëtuar teksa po punohet për gjetjen e shkakut të mbytjes së anijes.

 

Dhërmi, Vlorë

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi i vijnë në ndihmë një mjeti peshkimi që po përmbytej, duke vënë në rrezik jetën e disa personave.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me rojet bregdetare, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve  në det kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit të peshkimit, në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”.

Tre personat që ndodheshin në mjetin e peshkimit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë po merren masa për transportimin e mjetit të tyre lundrues.

Të ngjashme