Kryefjala Logo

Mandarina ngre dyshime për 41-vjeçarin që e goditi me thikë: Kur bëri krimin shihte dikë tjetër mes njerëzve

11 Nëntor, 2024 | 4:45 pm

Mandarina Çela, e cila u dhunua 41-vjeçari Ilir Çami në mes të rrugës në Korçë, ka rrëfyer në “Shqipëria Live” ngjarjen e rëndë, ndërsa mohon se ka pasur lidhje dashurie me të, apo s’e i ka marrë atij para.

Ajo tregon se është përndjekur prej tre vitesh nga 41-vjeçari, i cili e plagosi me thikë, dhe se e ka denoncuar në polici disa herë.

Nënë e tre fëmijëve, ajo ngre dyshime se një person i tretë është i përshirë në plagosje, sepse sipas saj, Ilir Çami e shikonte teksa kryente aktin e rëndë.

“E shtyva i ra thika në tokë. Më shtriu dhe më hipi sipër që të më therte me thikë. Kishte shumë njerëz në rrugë, por asnjë nuk po ndërhynte të më ndihmonte. Kur thika ishte në duart e mija, vjen një burrë dhe më shpëton. Më humbën ndjenjat dhe u përmenda në spital.

Atë ditë që bëri krimin, donte të më therte, ishin gjithë ata njerëz aty rrotull… ai vetëm ngrinte kokën lart dhe shikonte poshtë. Nuk e di kë priste, me kë kishte bërë plan, për të treguar ‘ja unë po e ther këtë person’. Është një person i tretë, ta nxjerrë ai vetë, të thotë të drejtën. Përndjekjen e ka bërë edhe me gra të tjera, e kam dëgjuar. Nuk jam unë e para që më përndjek, ka shumë.

Më përndjek që para tre vitesh, kam pasur një konflikt. Nuk ka pasur lidhje me mua. Ka thënë që i kam marrë dhe lekë, por nuk e kam bërë. Jam shumë e pastër, as lidhje s’kemi pasur. Donte të më shkatërronte familjen, nuk ia arriti. Më ndëshkoi njeriu, por Zoti jo më dha jetë. Nuk i kam marrë asnjë lek për atë Zot.

Jemi parë të Katedralja më ka ftuar për kafe, nuk kam pranuar. Më ka ardhur nga pas, më ka dhunuar dhe në shtëpi ka shtëpi, më ka goditur burrin. Kishte kaçavidë me vete, i kishte marrë masat për të na therur.

E kam denoncuar mbi 10 herë në polici, është arrestuar para një viti dhe e kanë nxjerrë pas gjashtë muajsh. Në polici tha dua ta ndaj nga burri, ta shkatërroj. Nuk e mësova asnjë herë pse e bëri këtë gjë. Ndihem e frikësuar, por nuk kam frikë se jam e drejtë. E kemi përjetuar shumë keq, burri fëmijët. Kam tre fëmijë.

Ka hapur edhe Facebook me emrin tim dhe emrin e atij. Bashkonte foto dhe i shkruante njerëzve të burrit, çfarë nuk i thoshte. Shkruante budalliqe, çfarë t’i vinte në mend, pretendonte që kishte lidhje me mua.

Burri e di çfarë gruaje ka, më ka besuar. E ka denoncuar, ia ka lënë shtetit në dorë. Nuk kam marrë urdhër mbrojtje, e denoncoja kur më turpëronte shkoja në polici”, u shpreh Mandarina në rrëfimin e saj.

Të ngjashme