Makina humb kontrollin:Perplas dhe i merr jeten 18-vjecarit ne Pogradec

2 vite më parë

Nje 22-vjecar eshte arrestuar nga policia e Elbasanit pasi duke drejtuar mjetin e tij ka humbur kontrollin duke dale nga rruga dhe ka perplasur nje 18 vjecar.

Ne pranga ka rene shtetasi E.H 22 vjec, banues ne fshatin e Pogradecit,Rodokal.

Njoftimini policise:

“Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, pasi në rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme