Kryefjala Logo

Lulzim Basha nga Kuvendi PD: 25 Prilli nje masaker.Fajtoret jane Rama,Doshi,Rakipi dhe Balla

17 Korrik, 2021 | 11:56 am

“Shkelja e marrëveshjes së 5 qershorit, ndryshimet kushtetuese të njëanshme 6 muaj para zgjedhjeve, rritja e paprecedentë e fletëve të votimit si pasojë e hilesë së pushtetit, ishin me pak fjalë masakër zgjedhore. PD ka depozituar në KQZ dhe SPAK mijëra dokumente, para zgjedhjeve, që tregonin se pushteti po deformonte vullnetin e qytetarëve.

Bashkë me Tom Doshin, Edi Rama përdori një sigël politike, një parti për Tom Doshin. Pamë si në këtë masakër zgjedhore u ngritën nga hiçi, njerëz pas një kontribut, vetëm përmes parave, si dhëndri dhe djali i Aqif Rakipit. Taulant Balla doli njeriu më i votuar në Shqipëri, provë se janë mashtruar dhe shantazhaur qytetarët”
Jane keto disa nga fjalet qe Lulzim Basha ka folur para Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike qe ai vet drejton.

Të ngjashme