Kryefjala Logo

Zvicra gropos Belinda Ballukun : Ajo gënjen kur thotë se ky shtet dënon me burg për kondicionim mbi 19 gradë.

17 Shtator, 2022 | 3:28 pm

Në media kanë bërë bujë deklaratat e Belinda Ballukut, ku shprehej se duhet të kursejmë energji pas krizës energjitike. Madje për të mbushur mendjen e popullit ajo ka treguar se Zvicra dënon me burg, këdo që çon kondicionerin në 19 gradë.

Ndonse rezulton se kjo nuk është e vërtetë dhe ka qenë Zvicra ajo që ka reaguar. Gazeta Faktoje ka dërguar një email në Këshillin Federal të Zvicrës për tu interesuar mbi këtë deklaratë dhe ata thonë se nuk ka mungesë të energjisë dhe nuk është vendosur asnjë masë, më tej janë përgjigjur:

“Faleminderit për mesazhin tuaj dhe për përpjekjet tuaja për verifikim. Një artikull në gazetën Blick është keqkuptuar ose riprodhuar gabimisht nga anëtarë të caktuar të publikut. Aktualisht në Zvicër nuk ka mungesë të energjisë elektrike apo gazit natyror. Prandaj nuk ka në fuqi kufizime apo ndalime për përdorimin e energjisë që mund të shkelen. Aktualisht po përgatiten koncepte nëse kufizimet apo masat mund të bëhen të nevojshme në rast të mungesës së ashpër të gazit natyror ose të energjisë elektrike.”

Burimi: Faktoje

Të ngjashme