Kryefjala Logo

Zjarr në pallat në zonën e freskut:Spo gjej nënën,më është bllokuar brenda

17 Nëntor, 2021 | 9:18 pm

Vijon makthi për banorët e pallatit të përfshirë në flakë në zonën e Freskut në Tiranë.

Një vajzë nuk po gjen dot nënën e saj dhe thotë se ka mbetur e bllokuar brenda në pallat.

“Më është bllokuar nëna brenda”, tha ajo. Bashkë me nënën e saj në pallat ka ende banorë që s’janë evakuar.

Shpërthimi i një bombole gazi është bërë shkak që kati i dytë i pallatit në rrugën “Fadil Deliu” të përfshihet në flakë. Sipas raportimeve disa prej banorëve janë evakuuar, ndërsa po punohet për të nxjerrë edhe të tjerët që janë brenda.

Të ngjashme