Kryefjala Logo

Zjarr masiv ne spitalin e Covid ne Tetove, ende i paqarte numri i viktimave, deri me tani numerohen 10

8 Shtator, 2021 | 11:08 pm

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali Covid në  Tetovë ku sot u shkaktua zjarr, tha se sipas njoftimeve të para sot në orën 21:02 minuta te zjarrfikësit është paraqitur rasti për shpërthimin e zjarrit.

Arifi tha se ende nuk dihet për numrin e viktimave.

Një deklaratë për media dha edhe zv. komandanti i zjarrfikësve në Tetovë i cili tha se rasti te ata është paraqitur në orën 21:02, ndërsa është shuar i tëri në orën 21:45.

Ai tha se derisa po digjej spitali, ka vazhduar nxjerrja e viktimave që ishin brenda, ndërsa deri më tani është konfirmuar vetëm një viktimë.

Ai tha se ende nuk dihen saktë shkaqet që shkaktuan zjarrin.

Në burime jozyrtare bëhet me dije se numri i viktimave është 10 ndersa pritet në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e sakte.

Të ngjashme