Kryefjala Logo

Zef Deda i rrefehet Lulzim Bashes: Kam dhene shfaqje ne Bllok, Rama femije i hedhur dhe pinte marijuane

16 Mars, 2021 | 3:13 pm

Kreu i PD Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër ku po zhvillon takime me qytetarët dhe mbështetësit e PD atje. Pas një marshimi me qytetarët, Basha është ulur në një lokal me aktorin e njohur të humorit Zef Deda.

E pranishme ishte dhe aktorja Rita Gjeka, e cila i kërkoi Bashës që të mbajë premtimin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Teksa bisedonin, Deda i tregoi kreut të PD sesi kishte kaluar Covid-19, ndërsa u ndal dhe të kryeministri Rama.

Aktori i njohur tha se kishte dhënë shfaqe në Bllok dhe kishte parë sesi silleshin “bijtë” e atyre që jetonin atje.

“Unë kam dhënë shfaqe në Bllok, e kam parë sesi sillen bijtë e tyre. Ata kanë qenë dikush i urtë,  dikush i hedhur, ky ka qenë më i hedhuri i tanve. Veshte këmisha me lule, ky pinte marijuanë, ky tallej me të madhin, me të voglin, me tanë. U tallte me tanë, është tall me nanën e vet, babën e vet, me fëmijët e vet… Është i marri që na ka hy midis”, i tha Zef Deda-Bashës.

Dialogu:

Basha: E kalove ëë
Zefi: E kalova. Sot kam hec për herë të parë
Basha: Si e kalove?
Zefi: Vështirë
Basha: Vështirë ëë?
Zefi: U shtrova në spital
Basha: Në spital u shtrove ee?
Zefi: Jo spata nevojë për intubim
Basha: Mashallah! Rrezaton energji

Rita:  A do e kryejmë këtë punë a jo
Basha: Atë e vendos Shkodra, po e vendosi Shkodra ska forcë ta ndalë më
Rita: Shkodra e ka bërë gjithmonë

Basha: E rëndësishme është që shqiptarët të kuptojnë që ka alternativë. Sot kam ardhur në zemrën e qytetarisë. Sa herë vij këtu më mbushet zemra.
Më vjen mirë që takimin e parë e nis me ju që jeni elita e zemrës dhe shpirtit shkodran

Rita: Urrejtja më e madhe për një qytet është për Shkodrën. Ai është mundu me e shqy Shkodrën si e ka shqy teatrin. Teatri ndoshta është i vogël…

Basha: Do ta bëjmë aty ku ka qenë, si ka qenë.

Rita: Kjo është e rëndësihme…
Basha: Unë kam bërë një marrëveshje… aty ku ka qenë, ashtu siç ka qenë. Çdokush që është përfshirë në atë aferë do shkojë përpara drejtësisë.

Zefi: Unë kam dhënë shfaqe në Bllok, e kam parë sesi sillen bijtë e tyre. Ata kanë qenë dikush i urtë,  dikush i hedhur, ky ka qenë më i hedhuri i tanve. Veshte këmisha me lule, ky pinte marijuanë, ky tallej me të madhin, me të voglin, me tanë. U tallte me tanë, është tall me nanën e vet, babën e vet, me fëmijët e vet… Është i marri që na ka hy midis

Basha: Ashtu është

Newsbomb

Të ngjashme