Kryefjala Logo

Zbulohet një tjetër skandal abuzimi me të mitur, policia shpall në kërkim 32-vjeçarin për marrëdhënie intime me vajzën 13-vjeçare

26 Nëntor, 2021 | 12:58 pm

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar, i cili është denoncuar së fundmi për përdhunimin e një vajze të mitur 13 vjeçare dy vite më parë.

Policia bën me dije se në kërkim është shtetasi L. A.

Njoftimi i policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi dyshohet se në vitin 2019 ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme