Zbulohet nje emer i dyshuar per nxjerrjen e listave te pagave!

8 muaj më parë

Qe prej dites se djeshme jane shperndare nepermjet aplikacioneve nje dokument me emrat dhe rrogat e rreth 600.000 shqiptareve.

Nderkohe qe prokuroria eshte duke punuar per zbardhjen e kesaj ceshtje, gazeta Tema ka siguruar emrin nga ka dalë kjo listë, por që jo domosdoshmërisht është personi që e ka shpërndarë.

Nga analiza e dokumentit të shpërndarë në transfer del një user me emrin e Moza Seraj.

Personi në fjalë është krijuesi i këtij file, por siç e theksuam, jo domosdoshmërisht është ajo personi që e ka publikuar listën.

Vlen të theksohet se lista është vjedhur në mënyrë manuale dhe nuk kemi të bëjmë me një cyber attack. Lista është marrë me exel nga inspektorë të caktuar që kanë pasur lidhje pune me këto të dhëna sensitive. Më pas, dikush e ka shpërndarë me Whatsapp, duke përfunduar kështu tek mijëra persona.

Të ngjashme