Kryefjala Logo

Zbulohet dëshmia e përdhunuesit të 16 vjeçares, i bie murit me kokë!

4 Nëntor, 2021 | 4:06 pm

 

Mbrëmjen e djeshme mësohet se 53-vjecari është marrë me forcë në ambientet e Policisë së Gjirokastrës.
Kabul Hunda nuk pranonte të dilte nga banesa pa ditur arsyen konkrete ku sipas tij nuk ishte në djeni të asgjëje.

Autori i është nënshtruar disa pyetjeve rreth orës 23:30 dhe është bërë me dije se ka qenë nën një situatë të rënduar të shëndetit mendor.
Në momentin që atij i është komunikuar ngjarja e ndodhur ai ka filluar të dalë jashtë kontrollit duke replikuar me zë të lartë dhe duke i bërtitur oficerit të policisë gjyqësore.

Mësohet se 53-vjecari ka mohuar cdo akuzë dhe nuk ka pranuar të japi asnjë lloj shpjegimi në lidhje me këtë cështje të montuar por duke shprehur haptazi që do të flas në një moment tjetër.

Nga gjendja e tij jo e mirë mendore seanca është zhvilluar me disa pauza,por autori ka qenë në gjëndje shumë të rëndë emocionale sa ka arritur të dali nga vetë kontrolli duke i rënë murit me kokë.

Pas këtyre reagimeve dhe mohimeve të akuzave,dosja hetimore nuk është dorëzuar ende në organin e akuzës pasi priten të plotësohen edhe dy dëshmi të tjera për këtë ngjarje.

Të ngjashme