Lajme nga vendi
Zbardhet deshmia e autorit te plagosjes ne xhami: Me shanin ne enderr!
19 Prill, 2021 | 8:45 pm
Rudolf Nikolli terrorizoi mesditën e sotme Tiranën, pasi u fut në xhaminë “Dine Hoxha” në Rrugën e Kavajës duke qëlluar me thikë 5 besimtarë myslimanë.
Besimtarët e neutralizuan dhe policia e shoqëroi, ndërsa i ati i të riut u shpreh se djali kishte probleme me shëndetin mendor dhe se ishte kuruar disa herë.
‘Abcnews’ ka zbardhur dëshminë që i arrestuari ka dhënë përpara grupit hetimor të anti-terrorit. Ai ka deklaruar se ka parë në ëndërr që e shanin, pa specifikuar se kush dhe për këtë arsye ka ndërmarrë sulmin me thikë.
“Kam parë në ëndërr dhe më shanin, më ngacmonin dhe më ndiqnin”. Kjo ka qenë fjalia e vetme që Rudolf Nikolli ka deklaruar përpara hetuesve.
Sakaq mësohet se Nikolli ka qëndruar me qira në disa zona, ndërsa frekuentonte shpesh zonën e Bllokut.
Në kohën që Nikolli kreu sulmin me thikë ishte në kërkim, pasi akuzohej për plagosje të lehtë me dashje pak muaj më parë, të një shoferi. Ndërkohë që 5 besimtarët që plagosi ditën e sotme janë jashtë rrezikut për jetën.