Kryefjala Logo

Zbardhen te tjera detaje nga vdekja e 4 turisteve rus ne Qerret: U gjeten ne pishine dimerore

17 Tetor, 2021 | 11:44 am

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga tragjedia e katërfishtë në Qerret të Kavajës, ku katër turistë rusë u gjetën të pajetë brenda një hoteli.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth mesnatës, ku viktima janë çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se katër familjarët janë gjetur të pajetë në pishinën dimërore të hotelit, dhe jo në saunë, siç u raportua më herët.

“Policia dhe Prokuroria po kryejnë hetime të detajuara për vdekjen e katër familjarëve rusë. Për momentin, policia dhe prokuroria po hetojnë në disa pista, ku më e mundshmja është ajo e asfiksisë, për shkak të klorit. Rusët kanë gjetur vdekjen në pishinën dimërore dhe dyshohet se përqendrimi i klorit ka qenë shumë i lartë, duke bërë që ata të asfiksohen dhe të gjejnë vdekjen. Megjithatë, prokuroria po heton edhe mundësinë e helmimit të tyre, pasi ata kanë qenë një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut, ku kanë ngrënë, dhe më pas kishin ndaluar edhe në Librazhd, ku kishin ngrënë sërish, për të ardhur më tej në Qerret, ku nuk kanë ngrënë në hotel”, tha Klodiana Lala.

Thuhet se janë marrë kampionët e ujit dhe të klorit të përdorur në pishinë, si dhe është matur cilësia e ajrit nga ekspertët. Ndërsa, e gjithë procedura e hetimit po ndiqet dhe nga punonjës të ambasadës ruse në Tiranë.

Të ngjashme