Kryefjala Logo

Zbardhen detajet e plagosjes së 20 vjecares nga Berati në Vlorë, i dashuri  nga Shkodra refuzonte të ndaheshin

25 Shtator, 2021 | 5:46 pm

Një 20 vjecare nga qyteti i Beratit është plagosur nga i dashuri i saj Fadil Nikaj nga Shkodra me një pistoletë Zastava. Ngjarja ka ndodhur menjëherë pasi cifti është ulur në një bar kafe dhe kanë nisur të debatonin pasi mësohët se Nikaj refuzonte kërkesën e vajzës për ndarje.

Pasi ka qëlluar në drejtim të kokës së vajzës, ai ka marrë nga canta një granatë dore duke i hequr siguresën dhe më pas e ka hedhur aty pranë. Fatmirësisht granata nuk ka shpërthyer  duke shkaktuAR një tragjedi me shumë viktima. Njoftimet nga policia thonë se personi ka pasur dhe një granatë tjetër të dytë në cantë.

20 vjecarja nga Berati ka shpëtuar mrekullisht teksa plumbi ka prekur pjesën e jashtme të kokës duke e lënë më një dëmtim të lehtë. Megjithatë nuk mbetet e qartë nëse lidhja midis tyre ka qenë vetëm virtuale dhe ky ishte takimi i parë apo një lidhje e mirëfilltë.

Të ngjashme