Kryefjala Logo

Zbardhen detaje nga vdekja e 4 turisteve ne Qerret: Kishin kaluar overdoze nga alkoli dhe kokaina

16 Tetor, 2021 | 5:22 pm

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vdekjen e 4 turistëve rusë në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës. Burime nga grupi hetimor thanë për ‘BalkanWeb’ se ka dyshime se viktimat para se të hynin në saunën e hotelit kanë konsumuar sasi të madhe alkooli.

Po ashtu, sipas burimeve është konstatuar se ata kishin kaluar në overdoze droge. Hetimet do të qartësojnë në vijim edhe se çfarë lloji droge kishin konsumuar si dhe sasinë. Por, paraprakisht dyshohet të ketë qenë kokainë, sasia e të cilës mendohet të ketë kaluar në overdozë.

Kujtojmë se 4 turistët, kishin lidhje familjare, pasi ishin çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç.

Të ngjashme