Kryefjala Logo

Yuri Kim e thotë hapur: Tom Doshi mos të kandidojë në zgjedhje

8 Shkurt, 2021 | 6:13 pm

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka kërkuar që Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit. Me anë të një statusi në Twitter, ambasadorja Kim ka rikthyer deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili vendosi në “listën e zezë” deputetin e Partisë Social Demokrate, Tom Doshin.

Këtij të fundit iu refuzua viza për në SHBA në vitin 2018. Teksa ka shpërndarë deklaratën e vitit 2018, Kim shkruan se ia vlen të kujtohet njoftimi i DASH, duke shtuar se votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky paralajmërim i bërë nga Sekretari i Shtetit në SHBA-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më shumë,”-shkruan ajo.

Kujtojmë se ambasadorja Kim ka bërë thirrje vazhdimisht për pastërtinë e kandidatëve në zgjedhje. Thirrjet e diplomates amerikane i ka komentuar edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se nuk kanë nevojë t’i tregojnë detyrat.

Të ngjashme