Kryefjala Logo

Vritet efektivi i policisë në Lezhë, po kryente kontrolle për drogë. Një i dyshuar shpallet në kërkim (Emri)

28 Shtator, 2021 | 11:16 am

Të shtëna armësh janë dëgjuar para pak minutash në zonën e Kunë-Vain në Lezhë. Mësohet se efektivi po kryente kontrolle për gjetjen e kanabisit ku është qëlluar me armë zjarri dhe ka gjetur vdekjen .

Në këtë zonë nuk është raportuar më parë për kultivim të kanabisit megjithatë gjatë ditës së sotme janë kryer kontrolle në të gjithë zonën. Efektivi i vrarë quhet Saimir Hoxha dhe mbante detyrën e nën-komisarit.

Gjithashtu për vrasjen e nën-komisarit është shpallur në kërkim një I dyshuar  me inicialet A.R.

Të ngjashme