Lajme nga vendi
Vrau motren me silenciator zbulohen te tjera detaje nga ngjarja ne Shkoder
2 vite më parë


Të tjera detaje mësohen në lidhje me krimin në familje që mbrëmjen e djeshme tronditi Shkodrën, ku një 53-vjeçar vrau me armë zjarri motrën e tij.
Fabian Vuka akuzohet se ka vrarë motrën e tij, 58-vjeçaren Diana Vuka, e cila prej vitesh ishte emigrante në Gjermani. Bëhet me dije se viktima vetëm disa ditë më parë ishte kthyer nga Gjermania, ndërsa kishte
Ndërkohë, policia në një komunikim për mediat, tha se 58-vjeçarja ishte gjetur e pajetë në dhomën e saj të gjumit.
Paraprakisht, autori i dyshuar ndodhet në kushte depresioni, ndërsa mësohet se është një person që ka probleme me alkoolin.
Fabian Vuka autori i dyshuar i krimit u arrestua dje nga policia, ndërsa news 24 raporton se ai e ka vrarë të motrën me silenciator.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “3 heronjtë”, pranë shkollës “Ndoc Mazi” në Shkodër. Nga informacionet e para dyshohet se vrasja ka ndodhur tre ditë më parë, por është zbuluar vetëm mbrëmjen e së dielës. Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.