Vrau 8 vjecarin, flasin fqinjet: Autori ka tentuar te me perdhunoje gruan

Familja Vasiu në fshatin Grecalli ka hapur dyert e mortit. Dhimbja është e madhe jo vetëm për ta, por për të gjithë komunitetin. Në orën 11:00 Mateo i vogël do të përcillet në banesën e fundit dhe do t’i mungojë përjetësisht prindërve, vëllait dhe të afërmve.

Banorët janë të tronditur nga ngjarja makabër dhe kërkojmë dënimin maksimal për autorin, për të cilin rrëmbimi dhe vrasja e vogëlushit nuk ishte krimi i parë i rëndë. Klodian Çalamëni kishte tentuar më parë të rrëmbente një vajzë, por dhe të përdhunonte një grua disa vite më parë kur sapo kishte dalë nga burgu..

Kështu deklaron një banor i fshatit. Ai tha për gazetarin Ervis Kuçi se kishte tentuar të përdhunonte gruan e tij dhe megjithëse ishte denoncuar, ishte lënë sërish i lirë.

“Të varet. Ai i ka të tëra të këqijat nga ana morale. E kam çuar në polici. Ka tentuar të më përdhunojë gruan. Ai të tëra të këqijat. Një çupë e kapi me disa veta. Ai është kriminel. Ai duhet varur me sezbën. Gjithë fshati do i japë firmat. Ka qenë shumë i poshtër, shumë i keq. Ai bën vaki i ka marrë dhe lekë. Nuk u dënua, unë e denoncova, e rrahën, por nuk i bënë gjë. Dhe frikë kemi pasur nga ai lloj njeriu. Mendimi im dhe i tërë fshati do ta japë këtë mendim. Nuk shpëton gjallë më. Mbante thika, hanxharë me vete. Do shkoj se e kam mik babain e djalit të vogël”, tha banori.

Previous articleHistoria e trishte dhe lidhja e ngushte me vogelushen pas termetit, Einxheli i perlot te gjithe!
Next articleDetaje te pazbuluara per autorin e vrasjes te 8 vjecarit: Jetonte vetem…