Kryefjala Logo

Masaker ne Angli! Vrau 5 persona mes tyre edhe nenen e tij!

13 Gusht, 2021 | 10:06 am

Një sulm me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Plymouth, Angli duke shkaktuar shumë viktima.

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Angli, mbrëmjen e djeshme, ku një person i armatosur, vrau pesë persona, përfshirë nënën e tij, një fëmijë dhe tre kalimtarë të rastit.

Më pas autori vrau veten. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në qytetin portual të Plymouth.

Menjëherë pas ngjarjes ka ardhur dhe reagimi i autoriteteve, që ka bllokuar pikat kyçe të qytetit.

Policia ka apeluar qytetarët që të qëndrojnë të qetë dhe të mos përhapin panik, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e plota të kësaj masakre.

Të ngjashme