Kryefjala Logo

Vrasje për një shpullë! Zbardhet atentati i para 3 muajve në Kaninë ndaj Edison Begajt.

31 Gusht, 2021 | 5:07 pm

 

Mitri Prifti, 36 vjeç, është shpallur në kërkim nga Policia e Vlorës si autor i dyshuar i ngjarjes së ndodhur tre muaj më parë në Kaninë, ku u tentua të vritej Edison Begaj. Nga të shtënat me pistoletë, ky person mbeti i plagosur.
Në muajin maj një atentat iu bë Edison Begajti cili mbeti i plagosur ku u cilësua si “vrasje e mbetur në tentative” e kryer nga përsoni që tashmë u identifikua, Mitri Prifti, 36 vjeç. Shpallja në kërkim e autorit rezultoj nga veprime hetimore proceduriale , në gjetjen e provave ligjore dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Njoftimi i Policisë
Mitri Prifti, 36 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Motivet e atentatit
Mitri Prifti është një person jo i panjohur për median dhe policinë. Prifti është me profesion jurist dhe jeton në Tiranë, ku dyshohet se ka ndërmjetësuar në konflikt mes Emiljano Shullazit dhe Jani Zakës. 36 vjeçari mësohet se është kushëriri i gruas së ndjerë të Edison Begajt. Pak ditë para plagosjes së këtij të fundit, më 29 maj 2021, Begaj dhe Prifti kanë qenë bashkë në një lokal në zonën e Lungomares. Aty mes tyre ka nisur një konflik dhe Edison Begaj ka qëlluar me shuplakë në mes të lokalit Mitri Priftin.
Ajo shpullë do të bëhej shkak që pak kohë më vonë juristi nga Tirana të vishej me rroba policie dhe të shkonte në shtëpinë e vlonjatit Edison Begaj, në zonën e Kaninës. Sapo Begaj mbërriti në shtëpi, 36 vjeçari i doli para dhe e qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të plagosur.

Të ngjashme