Kryefjala Logo

Vrasje e mbetur në tentativë,arrestohet 25 vjeçari në Tiranë

10 Nëntor, 2021 | 3:00 pm

 

Arrestohet 25 vjeçari Ramandi Shanaj, i shpallur në kërkim për plagosjen e ndodhur më 12 qershor të këtij viti në rrugën “Kahreman Ylli”, së bashku me vëllanë e tij, Klajdi Shanaj, ky i fundit i arrestuar në flagrancë.

2 vëllezërit janë konfliktuar me armë zjarri me Valter Pershpalaj, 33 vjeç dhe 2 persona të tjerë. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur në këmbë Ergin Gjoni.

Ramandi Shanajt, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

“Ky shtetas, më datë 12.06.2021, në rrugën “Kahreman Ylli”, në afërsi të një lokali, së bashku me vëllain e tij, shtetasin K. Sh. (i arrestuar në flagrancë), janë konfliktuar me armë zjarri me shtetasin V. P., 33 vjeç dhe 2 persona të tjerë. Si pasoje e të shtënave ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi E. Gj“, njofton policia.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme