Lajme nga vendi
Vrasja në Tiranë, zbardhet roli i Dhuratës në krim
5 Qershor, 2021 | 11:32 am
Zbulohet roli i Dhurata Saliajt në vrasjen e ish bashkëshortit të saj, Kudret Saliaj. Sipas burimeve nga policia e Tianës bëhet me dije se Dhurata Saliaj ka qenë në lokalin ku ka ndodhur vrasja.
Hetuesit thonë se Dhurata Saliaj, ka qenë në rolin e vëzhgueses duke informuar babanë e saj me lëvizjet e viktimës.
Rezulton sipas policisë, se gruaja tashmë e arrestuar ka njoftuar Mexhit Picarin dhe ku i fundit i pajisur me armë zjarri TT, ka shkuar në lokal dhe ka qëlluar me disa plumba Kudret Saliaj.
Vrasja u shënua pak para mesditës së 4 qershorit në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës ku pritet të mbahej seanca e radhës për procesin e divorcit.
Vrasja ndodhi në sy të njërit prej tre fëmijëve të çiftit. Dhe nga plumbat mbeti i plagosur dhe avokati Adriatik Cama, ish prokuror i Prokurorisë së Tiranës.