Kryefjala Logo

Vrasja e policit ne Lezhe, merret vendimi per shoket e Aldi Rames

27 Tetor, 2021 | 9:38 am

Lihen në burg shoqëruesit e Aldi Ramës, 21-vjeçarit që vrau më 28 shtator nënkomisarin Saimir Hoxha.

Ndonëse shokët e autorit Armando Marku, 26 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, si dhe Kristjan Sherri, 25 vjeç, i arrestuar për veprat penale “Moskallëzim krimi” parashikuar dhe “Përkrahje e autorit të krimit” kishin kërkuar një masë më të butë, Gjykata e Apelit Shkodër ka vendosur burg pa afat.

Dy të rinjtë ishin në makinë me autorin e krimit Aldi Ramën kur ndodhi vrasja. Ata ishin ndaluar nga policia për kontroll, pas një operacioni anti-drogë në zonën e Ishull Shëngjinit, pranë lagunës së Vainit në lezhë. Pak orë pas vrasjes së efektivit të policisë, 21-vjeçari vrau veten me të njëjtën armë.

Të ngjashme