Kryefjala Logo

Vranë me sende të forta dhe hodhën në rezervuar trupin e 25-vjeçarit në Korçë, arrestohet një prej autorëve, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

17 Nëntor, 2021 | 12:19 pm

Është vendosur në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 25-vjeçarit, F. Xh., ngjarje e cila ka ndodhur 5 muaj më parë në rezervuarin e Gjançit.

Policia për këtë vrasje ka vendosur në pranga 26-vjeçarin, Kristi Bixheku, banues në Lushnjë. Ai ishte shpallur nga Gjykata e Korçës me masën arrest me burg, për veprën penale vrasje me paramendim.

Nga ana e policisë po vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit L. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme