Kryefjala Logo

Videoja që i mori jetën të riut,viktima i dërgoi momente intime të së motrës autorit ngjarjes në Elbasan

8 Nëntor, 2021 | 9:56 pm

 

Një video e dërguar në celularin e Ardit Hidës ku në të shfaqej motra e tij e mitur në momente intime, raportohet se është bërë shkak i vrasjes së Florenc Kovaçit dhe plagosjes së vëllait të tij Mikel Kovaçi.

Është bërë me dije nga familjarët se video në celularin e autorit, Arditit, e ka dërguar viktima 26-vjeçari Florenc Kovaçi. Në këtë video shfaqej motra 14-vjeçare e Arditit në momente intime me Mikel Kovaçin. Pas kësaj ndodhie Ardit Hida ka qëlluar me thikë duke lënë të plagosur rëndë 19-vjeçarin Mikel Kovaçi, ndërkohë ka vrarë po me thikë 26-vjeçarin Florenc Kovaçin.

Vajza për të cilën ndodhi sherri, është shprehur se nuk kishte dijeni për këtë.

Ardit Hida 24 vjeçari i cili kreu krimin është vënë prapa hekurave vetëm pak minuta pas ngjarjes, ndërkohë shkak i sherrit mes të rinjve ka qenë motra e mitur e Ardi Hidës, e cila kishte lidhje intime me Mikel Kovaçin.

Motra e autorit shprehet se shpesh herë ikte nga familja për të qëndruar me Mikel Kovaçin dhe me të po ashtu shoqërohej edhe viktima Florenc Kovaçi. Vajza e mitur mes të tjerash pranon se është dhunuar disa herë nga ish i dashuri i saj Mikel Kovaçi, i cili u plagos rëndë në ngjarjen e 5 nëntorit.

Megjithë këtë fakt të rëndë ku tregon se trupi i kishte pësuar nxirje nga dhuna, ajo shprehet se nuk e ka denoncuar ish të dashurin e saj për

Mësohet se shkaku që e detyroi Ardit Hidën që të merrte aktin ekstrem ishte një video që i kishte ardhur në celularin e tij  nga Florenc Kovaçi. Në video ishin momente intime të 14-vjeçares motrës së autorit. Lidhur me këtë fakt e mitura para kameras ka mohuar të kishte dijeni, ndërsa është shprehur se këtë e ka mësuar vetëm kur ishte thirrur në komisariat.

Një tjetër vakt tronditës është se e mitura pohon të jetë përdoruese e drogës, duke thënë se veprimet që bënte shpesh herë ishin nën efektin e lëndëve narkotike.

Të ngjashme