Kryefjala Logo

VIDEO/ Tensione dhe përplasje mes banorëve të Laknasit dhe Policisë. Kompania shpyllëzon zonën për të ndërtuar therrtore.

1 Tetor, 2021 | 10:04 am

Banorët e Laknasit janë përplasur me efektivë të policisë si pasojë e kundërshtimit që një kompani të presë pemët e pyllit dhe të ndërtojë një fermë derrash. Banorët janë përballur dhe kanë shtyrë policinë nga zona ku është marrë leje për të ndërtuar.

Ekziston një leje ndërtimi që ka skaduar që në muajin shtator duke bërë që në orën 3 të natës të datës 1 tetor kompania ka hyrë në zonë për të nisur punimet.

Ndërkohë, për News24 gazetari Skëndaj nga vendngjarja, banorëve të Laknasit iu janë bashkuar edhe ambientalist, për ruajtjen e pyllit.

 

Banorja: Kanë ardhur në orën 3 që të vazhdojnë punimet, na lajmëruan neve dhe dolëm, u përleshëm keq fare. Kemi që në orën 3 e deri më tani që po përleshemi fizikisht. Tokës i ka mbaruar leja, këta thonë që kanë marrë një njoftim nga bashkia. Ne do të vdesim aty të gjithë, nuk e lejojmë. Pylli ka shumë vite që është ndërtuar nga vetë ne, i shërbejmë brez pas brezi, tani këta duan ta presin dhe të bëjnë thertoren. Po të bëhet thertorja, ne nuk jetojmë dot këtu.

Banori: Nuk mund të pritet një pyll për të ndërtuar një thertore, është vepër penale. Kemi një qëndrim tejet agresiv të firmës së ndërtimit dhe një heshtje totale të shtetit, të institucioneve përkatëse, që duhet të reagonin, pasi pylli është shumë pranë Tiranës.

Banorja: Do të bëhet me gjakderdhje, policët thonë se do i vënë flakën gjatë natës. Po na ikën truri!

https://www.youtube.com/watch?v=50sPEi8zikY

Të ngjashme