VIDEO/ Makinat përplasen për shkak shpejtësisë dhe akullit, shoferët plasin grushtin. Policët bëjnë sehri

2 vite më parë

Mbrëmjen e sotme, një aksident automobilistik ka ndodhur në lagjen “11 nëntori” në Elbasan.

Sipas raportimeve, mësohet se një mjet tip “Fiat” është përplasur me një mjet tip “Benz”.

Për pasojë një person ka mbetur i lënduar, ndërsa mësohet se shkak është bërë shpejtësia me të cilën po ecte drejtuesi i Fiatit si dhe akulli në rrugë.

Më tej, shoferi i mjetit tip “Benz” është përplasur fizikisht me shoferin tjetër. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, policia nuk ndërhyri për të qetësuar situatën.

Të ngjashme