Kryefjala Logo

VIDEO/ Historia e plotë e sherrit të Kozakut të Tik Tokut, që u rrëmbye dhe u kërcënua sot nga disa djem me makinë

23 Shtator, 2021 | 10:11 pm

Televizioni nuk është e vetmja dritare që po fabrikon njerëz të famshëm për ndonjë talent ose dicka tjetër. Rrjetet sociale si Instagram dhe Tik Tok po e bëjnë më së miri këtë gjë. Kozak Braci njihet si “mbreti” në Instagramin shqiptar, ai sot u rrëmbyë nga një grup djemsh të cilët e futën në makinë dhe filmuan momentet gjatë pengmarrjes

Kozaku nisi të bëhej i famshëm rreth 1 vit më parë teksa bënte të ashtuquajturat “emisione” me njerëz të famshëm. Ai u prezantua si shok i reperit Stresi dhe mori një famë të menjëhershme duke pasur aktualisht rreth 120 mijë followers në Instagram. I riu bënte video live cdo ditë ku jo pak herë është konfliktuar me persona të ndryshëm duke përfunduar dhe në sherre fizike.Para pak kohësh ai bëri dhe një videoclip me një këngetar tjetër në një bashkëpunim të quajtur “Banda”.

Pengmarrja që ndodhi sot ka lidhje me njohjen e Kozakut me një të dënuar në burgjet greke që nuk është i panjohur në mediat shqiptare dhe greke. Bëhet fjalë për Fabio Dushkun I cili dikur ka qenë pronar lokali në Athinë e tashmë I burgosur në Kordhialo me 3 burgime të përjetshme për vrasje.

Reperi Stresi ka qenë dhe pika e njohjes midis Kozakut dhe Fabios , këta dy të fundit prej kohësh kanë nisur një “luftë virtuale” në Instagram që sot përfundoj në pengmarrjen e Kozakut. Vetëm pak kohë më parë në shtëpinë e Kozakut ka shpërthyer një sasi tritoli, lajmi u përhap dhe dyshimet hidhen mbi Fabio Dushkun.

Fabio dhe Kozaku kërcënoheshin me njëri tjetrin dhe këtë muajin e fundit tensionet janë intensifikuar. Në videon e pengmarrjes së Kozakut, personat që e kanë marrë peng dëgjohen të thonë : “Ja ky i forti që ka sharë Fabio Dushku’’ , duke lënë të kuptohet që e gjithë ngjarja ka qenë e porositur nga Fabio. Aktualisht Kozaku ka denoncuar ngjarjen ne fjale dhe eshte marre ne mbrojtjen e Policise se Shtetit.

Video e pengmarrjes është transmetuar live nga llogatia në Instagramin e vetë Kozakut.

 

VIDEO E KONFLIKTIT NE INSTAGRAM

https://www.youtube.com/watch?v=P937TxmtTI0

 

Të ngjashme