Kryefjala Logo

Video e frikshme/ Toyota i pret rrugën, shihni momentin kur Xubi i Yzberishtit fluturon në ajër

12 Maj, 2021 | 6:53 pm

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Yzberisht si pasojë e të cilit humbi jetën 45-vjeçari Fatmir Avdillari teska po udhëtonte me motor dhe u përpls me një automjet.

Videoja e mëposhtme trëgon momentin kur makina tip Toyota merr kthesën dhe motori me të cilin lëvizte i ndjeri Avdillari fluturon në ajër pasi përplaset me të. Avdillari i njohur edhe si “Xubi i Yzberishtit”, disa muaj më parë iu kërkua deklarimi i pasurisë nga OFL, ndërsa ishte një nga anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98 së bashku me dy vëllezërit e tij, Nazmi dhe Ilir Avdillari, ky i fundit i njohur edhe si “koka” e grupit.

Ilir Avdillari gjendet në burg, pasi bashkë me vëllezërit e tij, Fatmir dhe Nazmi Avdillari janë akuzuar se kanë vrarë më 27 janar ’98 biznesmenin italian Stefano Rossi, pronari i fabrikës “Niki Shoes”.Ngjarja ka ndodhur 100 metra larg fabrikës, kur biznesmeni italian sapo kishte tërhequr 30 milionë lireta nga Banka Italo-Shqiptare.

Xubi ka qenë dënuar me 12 vjet burg, ndërsa doli nga qelia në 2008. Një vit pasi doli ai ekzekutoi Ardian Tahirin në 11 prill 2009. Tahiri u vra me një plumb në kokë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Në atë kohë ‘Xubi’ pranoi në gjykatë krimin dhe deklaroi se Tahirin e kishte ndjekur prej një jave. Arsyet sipas policisw lidheshin me hakmarrjen, pasi Avdillari ka pasur dyshime se emigranti Ardian Tahiri i kishte vrarë vëllain, Fiqiri Avdillarin në Athinë.

Vëllezërit janë akuzuar edhe për shumë veprat të tjera penale, mes të cilave renditet edhe shitja e lëndëve narkotike në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe Kasharit, ku edhe banda vepronte. Një tjetër vrasje ku akuzohen vëllezërit Avdillari, është edhe ajo e Shkëlqim Xhabaftit, i njohur si i forti i Selitës. Në vitin 1998 u dyshua asokohe se Xhabafi ishte vrarë nga vëllezërit Avdillari, të njohur si të fortët e Yzberishtit, pas hasmërisë mes dy bandave, asaj të Yzberishtit dhe asaj të Selitës. Pas vrasjes së Shkëlqim Xhabaftit, familja Xhabafti ka qenë në hasmëri edhe me familjen Avdillari.

Të ngjashme