Kryefjala Logo

VIDEO/ Detaje të reja nga “shtëpia e barit’ në Tiranë. Ja sa kg hashash janë sekuestruar

9 Tetor, 2021 | 3:15 am

Detaje të reja janë publikuar mbi mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit në të ashtuquajtuar “Shtëpi Bari” në Tiranë. Një grup prej 3 personash janë arrestuar nga Policia e Shtetit në një operacion të quajtur “Aroma” pak ditë më parë në kryeqytet.

Arnold Arapaj, 28 vjeç, Xhane Imeri, 54 vjeçe, dhe Hekuran Tarllamishi, 50 vjeç janë prangosur teksa mbanin role të ndryshme në mbarëvajtjen e rritjes së bimës së paligjshme. policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 27 kg lëndë e dyshuar kanabis.

Gjithashtu në banesë janë gjendur: një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe një automjet.

Në videon e mëposhtme, të siguruar nga BalkanWeb.com janë sjellë pamje brenda banesës ku kryhej aktiviteti i paligjshëm./Kryefjala.com

Të ngjashme