Kryefjala Logo

Video/ Detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Burrel ku u përfshinë 6 anëtarë të një familje

19 Shtator, 2021 | 10:46 am

Një aksident I rënë është në rrugën nacionale Burrel-Milot teksa një mjet ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe ka zënë poshtë 6 anëtarë të një familje dibrane që banonin në Tiranë. Bëhet fjalë për gjyshërit e familjes, prindërit dhe fëmijët.

Familja ishin nisur për një gëzim familjar në Dibër dhe si pasojë e lagështirës së rrugës makina ka dalën nga rruga duke përfunduar e batosur në kanal. Një prej të plagosurve është transportuar në Tiranë me helicopter teksa mësohet që vetëm një prej anëtarëve të familjes ka mundur të dal nga mjeti i përmbysur dhe ka kërkuar ndihmë duke shmangur një tragjesi.

Shkak i aksidentit përvec lagështirës mendohet të jetë dhe gjëndja e keqe e rrugës e cila është e armortizuar. Për më shumë shikoni videon  e mëposhtme të siguruar nga BalkanWeb:

Të ngjashme