Kryefjala Logo

Vetvritet aksidentalisht me cifte 12 vjecarja ne Velipoje

10 Shkurt, 2021 | 6:05 pm


Vetëvritet aksidentalisht me armë një 12-vjeçare në Velipojë. Nga të dhënat paraprake mësohet se 12-vjeçarja ka qëlluar veten me armë gjahu aksidentalisht.

E mitura është dërguar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aktit tragjik.

“Më datë 10.02.2021, ora 16:05, është paraqitur e plagosur me armë gjahu çifte shtetasia e mitur E. Gj. 12 vjeçe , banuese ne fshatin Baks Rrjoll Velipojë, Shkodër, e cila sapo ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Nga hetimet paraprake mesohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht në banesë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, njofton policia.

Të ngjashme