Vetëvritet punonjësi i policisë. Emri…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e ‘Ali Dem-it’ në Tiranë.

Polici i burgjeve i identifikuar si Ilirjan Lezo, 47 vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e punës.

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës.

Policia Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 09.03.2021,  rreth orës 14:30, në rrugën ‘Taulantia’ në  Ali Dem, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë shtetasi I. L., 47 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Previous article(Video ekskluzive) Nje grup djemsh thyejne lokalin e Atdheut
Next articleU la jashtë listave/ Bushati shpërthen në mbledhjen e kryesisë së PS-së, Ramës: Më je lutur për 5 vite