Lajme nga vendi
Veliaj dorëzohet para qytetarëve, detyrohet të rikthejë abonetë e përgjithshme në treg
28 Qershor, 2021 | 3:56 pm
Para një muaji në mënyrë arbitrare dhe skandaloze Bashkia e Tiranës vendosi që të hiqte nga qarkullimi abonetë e përgjithshme duke lënë vetëm ato të linjave të cilat janë dhe shumë pak në numër.
Pasi qytetarët shprehën revoltën e tyre duke bërë edhe protestë bashkia u detyru që të rikthejë abonetë e përgjithshme më 1 korrik.
Organizata Politike zhvilloi një peticion duke mbledhur mbi 11 mijë firma nga qytetarët për anulimin e vendimit të Bashkisë për heqjen e aboneve dhe përmirësimin e kushteve të transportit urban.