Lajme
Vajza e pacientit me Covid: Nuk me japin unazen dhe portofolin ne spital, me thone i mori vajza, une jam e bija!
16 Shkurt, 2021 | 3:10 pm
Vajza e një pacienti të infektuar me koronavirus, ka akuzuar se babait të saj i kanë humbur sendet personale, gjatë kohën që ai është transferuar nga spitali COVID 1, te COVID 3.
Për “abc news” ajo ka thënë se sendet që mungojnë janë një unazë dhe portofoli, që sipas saj ka para brenda.
Vajza e pacientit shprehet se kur ka shkuar për të tërhequr sendet e të atit në spital, te COVID 1 dhe COVID 3, i kanë thënë se ato i ka marrë vajza e tij.
“Unazën e kanë këta këtu. E kanë marrë dje nga Infektivi e kanë çuar te COVID3. Atje më dhanë vetëm varësen. Nuk e di babi kishte portofolin më tha e kam me lekë. Dje erdha me e marrë ajo nuk m’i dha se thotë shoqe nuk ke kartën e identitetit.
Sot më tha i ka marrë goca. Unë nuk i kam marrë dje. Varësen e mora me fotografi. Tani portofolin dhe unazën ta gjejnë këta këtu. Dje fola me një kryeinfermieren Zana. Erdha sot në mëngjes më thanë i kemi çuar atje. Atje më thanë që ia kam dhënë të bijës. Unë jam e bija nuk ka asnjë tjetër këtu”, shprehet ajo.
Gazeta shqip