Kryefjala Logo

Ushtroheshin lojërat e fatit në një lokal në Kamëz,arrestohen nga Policia

9 Nëntor, 2021 | 3:57 pm

 

Katër persona janë arrestuar nga policia dhe një tjetër është vënë në hetim në gjendje të lirë në kuadër të operacionit kundër lojërave të fatit.

Policia bën me dije se në pranga janë vënë A. K, 20 vjeç, E. Sh, 27 vjeç dhe E. K, 27 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

“Vijon operacioni policor “Fati i lojërave”. Organizonin aktivitetin e lotarive të palejuara nëpërmjet aparateve të tyre celular, vihen në pranga 3 shtetas.

Procedohet penalisht pronari i lokalit ku u konstatuan 3 shtetasit e arrestuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet  në disa lokale dhe ambiente të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve, në Kamzë, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasit A. K, 20 vjeç, E. Sh, 27 vjeç dhe E. K, 27 vjeç.  Si dhe u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit A. K, 29 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë në lokalin e shtetasit A. K, duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (baste sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale”, njofton policia.

Të ngjashme