Kryefjala Logo

“Uji i pijshëm i Krujës, 24 orë, gëzuar! Perfekt”Si shprehej Rama disa muaj më parë në Krujë ku sot janë helmuar 500 persona

27 Tetor, 2021 | 10:20 am

Vijon të rritet numri personave me simptoma që i drejtohen Spitalit të Krujës. Raportohet se nga mesdita e kaluar e deri më tani, rreth 150 persona janë paraqitur në spital për mjekim shëndetësor.

Edhe pse ka një rënie të fluksit krahasur me dy ditët e mëparshme, mësohet se deri tani rreth 500 qytetarë në total kanë kërkuar ndihmë mjekës.

Ujësjellësi i Krujës tha se nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen kanalizimet e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm. Paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Kryesisht amonikau gjendet në ujërat e zeza dhe reshjet e dendura dyshohet se kanë bërë përzierjen me ujin e pijshëm.

“Uji i pijshëm i Krujës, 24 orë, gëzuar! Perfekt”,shprehej Rama disa muaj më parë në Krujë, duke i zgjatur bidonin Milva Ikonomit, në atë kohë ministre e Bujqësisë, e cila nuk ngurroi aspak të pinte nga i njëjti bidon ku piu edhe Kryeministri.

Të ngjashme