U vra sot me armë/  Si e shpëtoi deputeti në vitin 2014, Bardhok Pllanën nga forcat speciale

1 vit më parë

Bardhok Pllanaj 44 vjeç tronditi politikën disa vite më parë, kur u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frroku gjatë kohës që ka qenë në kërkim, si person i dyshuar si organizator i një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Në vitin 2015, ABC News publikoi dokumente që vërtetojnë se ish-deputeti Mark Frroku strehoi në makinë Bardhok Pllanajn. Ai ishte shpallur person në kërkim pak kohë pas aksionit të njohur si “Operacioni i Vilunit” në zonën e Shkodrës. Pllanaj i ka shpëtuar arrestit të policisë mesnatën e datave 1 dhe 2 Tetor 2014, pasi rezultoi i fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku.

Në këtë procesverbal të ABC News, duket qartë se grupi i operacioneve speciale në Policinë e Shtetit, me autorizim të Prokurorisë për Krime të Rënda, po vëzhgonte prej kohësh të dyshuarin Pllanaj. Sipas raportit të dorëzuar nga agjentët e vëzhgimit, thuhet se Pllanaj gjatë gjithë ditës së 1 Tetorit 2014 ishte nën vëzhgim, ku përshkruhen me detaje lëvizjet e tij, makinat që ka ndërruar si dhe lokalet që ka frekuentuar.

Vetëm në darkë, referuar këtij procesverbali, i dyshuari është afruar në lokalin ‘Antika’ tek Shallvaret me makinën e deputetit Mark Frroku. Rreth orës 1 pas mesanate të datës 2 Tetor, makina e deputeti Frroku është nisur në drejtim të Laprakës, ku policia, nga frika e largimit të personit të shpallur në kërkim, organizoi një postbllok në Kamëz, pranë Bulavardit Blu. Në momentin që makina afrohet, policia e ndalon atë, por nuk mundet të hapë dyert që ishin të bllokuara nga brenda.

Nga ana e policisë i është bërë e ditur deputetit Frroku se personi që ndodhet në makinë duhet të shoqërohet në Drejtorinë e Policisë, por pas kundërshtisë së deputetit Frroku, agjentët e vëzhgimit kanë komunikuar me specialistin e sektorit për narkotikët e trafiqet, kryekomisar Florjan Pemën duke e vënë në dijeni për kundërshtimin e deputetit Frroku. I gjithë ky debat ka zgjatur për më shumë se 20 minuta dhe më pas agjentët janë larguar duke lënën të lirë Bardhok Pllanajn.

Ai u vra mbrëmjen e sotme me armë.

 

 

 

Të ngjashme