Lajme
U perplas per vdekje 10 vjecarja ne Tirane, flet babai i saj!
18 Janar, 2021 | 11:51 am
Detaje tronditëse dalin në dritë nga vdekja e 10-vjeçares dje në Tiranë, e cila u përplas nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”.
Babai i të miturës në një prononcim për gazetaren Dorjana Bezat ka rrëfyer momentet e fundit kur ishte ndarë me vajzën e tij.
Ai tha se vajza ishte e shoqëruar përdore me gjyshen e saj, ndërsa një makinë kishte kaluar me shpejtësi dhe e kishte përplasur. Babai tha se pas ngjarjes, shoferi i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
“Kisha 10 minuta qe u ndava me vajzën. Ajo ishte me te gjyshen per dore. Shoferi erdhi e perplasi. Aksidenti mund ti ndodhe cdokujt por shoferi beri gabim se ishte me shpejtesi ne rruge lagje.
E perplasi femijen dhe iku. Mund te kete qene i pire po ia le shtetit ne dore te beje drejtesi. Ketu ska as rruge as trotuar asnje kusht.”, tha ai.