Lajme nga vendi
“U pagëzua në vitin 2019”/ Ish-drejtori i shkollës jep detaje për jetën e Kristinës
7 Janar, 2021 | 5:11 pm
Drejtori i shkollës ku studionin dy motrat Metani në Greqi ka dhënë një deklaratë për mediat greke dhe është shprehur se Kristina është pagëzuar në vitin 2019 në kishën e Shën Barbarës.
Ato kishin filluar shkollën në vitin 2018 dhe ishin diplomuar në vitin 2020. Ai ka shtuar se Kristina e fliste shumë mirë greqishten, por kërkonte që të kishte edhe gjuhën e shkruar në zotërim.
Deklarata e tij:
‘Kristina u pagëzua në moshë të madhe në kishën e Shën Barbarës në fillim të viti 2019. Ajo kishte ardhur tek ne në shtator 2018 dhe u diplomuar në qershor të 2020. Ajo na kishte thënë kur erdhi në shkollë se dëshironte të merrte një emër të krishterë dhe të pagëzohej. Mora pjesë në pagëzim me disa nga shokët e saj të klasës sepse ishim të prekur nga vendimi i saj. Në shkollë ajo dëshironte të mësonte dhe të shkruante shumë mirë gjuhën greke. E dija që ajo ishte në vendin tonë për disa vite, fliste shumë mirë greqisht , por donte ta përmisonte gjuhën e saj në të shkruar’’.
Vrasja brutale e dy grave në prag të Vitit të Ri nga Përparim Ademi , zbuloi dhe veprimin e një unaze të trafikut të foshnjave që ndodhi në Selanik, sipas ankesave të dy vëllezërve të tjerë të viktimave.