Kryefjala Logo

U kapën duke transportuar me furgon 7 klandestinë, 2 të arrestuar në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre

15 Nëntor, 2021 | 10:43 am

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Cooperation”. Në pranga janë vendosur 2 shtetas si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre, pasi u kapën duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm.

Të arrestuarit janë L. B., alias K. K., 34 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje mbetur në tentativë”, të dy banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. D., 36 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Të ngjashme