Kryefjala Logo

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, arrestohet 7 persona në Kukës

25 Nëntor, 2021 | 3:13 pm

Në kuadër të një operacioni policor për “goditjen” dhe parandalimin dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit, janë arrestuar 7 persona ndërsa ndaj 1 tjetri kanë nisur hetimet.

Policia e Kukësit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të kufirit, ka vënë në pranga A. V., 21 vjeç, T. H., 24 vjeç, J. H., 31 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, D. D., 18 vjeç dhe A. D., 23 vjeç, të gjithë banues në Tiranë dhe F. D., 18 vjeç, banues në Kukës, pasi janë kapur me automjete të ndryshme duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, në drejtim të Kosovës.

Të ngjashme