Kryefjala Logo

U gjend e vdekur 4 muaj më parë, cfarë ritesh po ndiqte 23 vjecarja nga Delvina që iu gjetën simbole fetare në trup

8 Shtator, 2021 | 1:54 pm

4 muaj më parë në Delvinë, Evgjeni Baxho u gjend e vdekur në shtëpinë e saj në moshën 23 vjecare. Pas dyshimeve se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e një infeksioni në gojë, tashmë dyshimet janë drejtuar drejt një “vetëvrasjeje të nxitur” duke e lidhur dhe me simbolet fetare të shënuara në trupin e saj.

Nxitja e vetëvrasjes konfirmohet nga grupi hetimor i cili ka identifkuar një person që ka kontaktuar vajza para se të ndërronte jetën. Edhe pse identiteti i personit mbetet i panjohur, është zbuluar se është I gjinisë mashkull. Vajza ditët e fundit të jetës ka shprehur se është e sëmurë në komunikimet me djale dhe se njëkohësisht po ndiqte disa rite fetare.

Mashkulli me të cilin ajo komunikonte e ka udhëzuar në këto rite duke i dhënë direktiva se kë duhet te takojë e kë nuk duhet të takojë.

Me rëndësi për hetimin janë edhe bisedat me personin i cili e udhëzon se kë të takojë dhe kur ta takojë. Nga bisedat kuptohet që personia ka takuar Evgjeninë në shtëpinë e saj . Në momente të caktuara ai ka dërguar mesazhe vajzës se energjitë do ti binin por se nuk do të ishte fundi.

 

Të ngjashme