Kryefjala Logo

U bë heroi i vëllait dhe motrës nga mbytja në Lezhë,por ata e zhytën nga frika.Pas një jave del nga spitali roja i plazhit

20 Gusht, 2022 | 1:37 pm

Quhet Robert Neçaj dhe sot me meritë është kryefjalë e medias si heroi që shpëtoi vëlla e motër nga mbytja.
Ai punon si vrojtues plazhi dhe zv.President i Federatës së Vrojtuesve të plazhit.
Disa ditë më parë në zonën e Lezhës tek Rana e hedhun ka qënë vendimtar në shpëtimin e dy jetëve.

Edhe pse nuk ndodhej aty në krye të detyrës,pasi ka parë detin e trazuar dhe dy adoleshentët nga Kosova që po përballeshin me dallgët dhe thellësinë,nuk ka hezituar të shkojë drejt shpëtimit të tyre.

“Djalin e kapi epilepsia dhe vajza tmerrohet.
Ata arrijnë aty ku deti kishte deri në 4-5 m thellësi dhe trazira!
Ata fillojnë të kërkojnë ndihmë.
Por, si një ditë me pak reshje shiu,në orar të vonë dhe larg mundësive për ndihmë, aty afër pothuajse nuk kishte njerëz.

Në këtë moment Roberti vendos të ndërhyjë për t’i ndihmuar, ndonëse e parashikonte rrezikun.
Por ” i mbyturi të mbyt”.
I “sulmuar” nga të dy të rinjtë, për të mos u mbytur, Roberti nuk tërhiqet, por fundoset disa herë duke i mbajtur kokat e tyre jashtë ujit.
Ai i mbron të rinjtë por pi shumë ujë vetë.
Kur i nxjerr ata në cektësi, vetë mbetet pa ndjenja sapo mbërrin në breg”, tregon babai i Robert Neçaj./NewsBomb/

Por pas disa ditësh në spital,falë fizikut të tij dhe ndihmës së mjekëve,Roberti gëzon shëndet të plotë dhe ndihet i lumtur për suksesin e arritur.

Epo jo të gjithë veshin kostume heronjsh për të qënë të tillë..

Të ngjashme